Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pamje rrëqethëse, futbollisti anglez shihet duke e goditur pamëshirë të dashuren e tij
    Ballina-1

    Pamje rrëqethëse, futbollisti anglez shihet duke e goditur pamëshirë të dashuren e tij

    24/10/2023 15:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti anglez Shaq MacDonald së fundmi është bërë temë diskutimi në Angli pasi shihet duke rrahur brutalisht një vajzë dhe tani në rrjetet sociale është shfaqur një video, por edhe foto të vajzës së rrahur.

    McDonald, një ish-futbollist i Derby County dhe Birmingham City, sulmoi të dashurën e tij, Amy Beckley, në një klub nate, transmeton Ballkani.info.

    Përbindëshi e hodhi vajzën në dysheme, më pas vazhdoi ta rrihte, gjë që u regjistrua nga kamerat. Vajza e gjorë u hodh nga një ballkoni katër metra i lartë për të shpëtuar nga i sëmuri.

    Futbollisti e ka sulmuar vajzën gjatë një nate, e më pas ka vazhduar ta ngacmojë në shtëpi. I mori telefonin dhe çelësat, më pas e futi në taksi.

    “Më rrahu dhe më mbyti derisa më ra të fikët. Më gërvishti fytyrën, më mbyti, më kafshoi, më goditi, më goditi me shuplakë, më përplasi kokën pas një muri betoni. Ai tha se do të thërriste një shok që të më rrihte edhe ai. Më mbylli dhe më sulmoi kur doja të ikja, më tha se do të më vinte në gjumë, isha e sigurt se donte të më vriste. Në fund u hodha nga ballkoni. Unë bërtita dhe qaja, dhe fqinji më shpëtoi” tha vajza fatkeqe e cila ka lëndime të shumta në kokë dhe në trup, dhe gjithashtu theu të dy bërrylat. /GazetaSport

    Breaking News- Shaquille McDonald strangled Amy Beckley to the point of losing consciousness before she threw herself off a balcony. #الهلال_مومباي #PAKvsAFG #كتائب_القسام #مستشفى_القدس #اعتذار_اسرائيل #غزة_تستغيث #Gaza #HamasMassacre #Gaza_Genocide #TrendingNews98 pic.twitter.com/cgKZWqPYBh

    — TrendingNews98 (@TrendingNews98) October 23, 2023
    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.