Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Partizani mposht Tiranën në derbin dramatik
    Ballina-1

    Partizani mposht Tiranën në derbin dramatik

    19/10/2023 21:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Derbi i zjarrtë i Tiranës ka pasur përfundim dramatik, dhe në fund fitues ka dalë kampioni në fuqi i Shqipërisë, Partizani.

    Partizani të enjten mbrëma në “Air Albania” fitoi përballë Tiranës me rezultatin 2:1.

    Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së gjashtë e elitës së futbollit shqiptar.

    Ky ballafaqim ishte dashur të zhvillohej më 26 shtator, por u vendos të luhej më 19 tetor me kërkesë të të dyja klubeve, në mënyrë që tifozët e tyre të ishin në numër sa më të madh në stadium.

    Atmosfera ishte e zjarrtë, ndërsa golat u shënuan krejt në fundin e ndeshjes.

    Senegalezi 20-vjeçar, Gueye Maguette, i dha epërsinë kampionit në fuqi, në minutën e 78-të.

    Por, Florent Hasani i Tiranës shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të. Futbollisti i Kosovës ndali një top në zonë dhe me gjuajtje të saktë vendosi barazpeshë në rezultat. Për të ishte goli i pestë në edicionin aktual.

    Megjithatë, në aksionin e radhës, Partizani shënoi në portën e Tiranës sërish.

    Albers Keko me gjuajtje të saktë me të majtën, realizoi për rezultatin final të takimit, 2:1. Ndodhi kjo në minutën e dytë të kohës shtesë.

    Partizani pas shtatë ndeshjeve të luajtura ka 14 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Egnatia lidere.

    Tirana në pozitën e katërt mbetet me 13 pikë në tetë ndeshje të luajtura.

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.