Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përparim Islami flet pas lëndimit të rëndë: Jam mirë, nga java tjetër pritet të rikthehem në stërvitje
    Ballina-1

    Përparim Islami flet pas lëndimit të rëndë: Jam mirë, nga java tjetër pritet të rikthehem në stërvitje

    24/10/2022 16:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi me shumë përvojë, Përparim Islami e ka kaluar fatmirësisht edhe një sfidë tjetër në karrierën e tij.

    Mbrojtësi i Gjilanit pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Trepçës ’89 në kampionat të dielën pasdite, me ç’rast u dërgua me urgjencë në spital.

    Islami ka thënë për Demokracia.com se gjendja e tij tanimë është e mirë. Futbollisti i “kuqebardhëve” u shpreh optimist se nga java e ardhshme do t’i bashkohet shokëve të skuadrës në seancat stërvitore.

    “Për momentin jam mirë. Gjitha ekzaminimet mjekësore treguan se jam mirë. Besoj që nga java e ardhshme do të rikthehem në stërvitje për ta ndihmuar Gjilanin” – tha Islami të hënën.

    Lulzim Peci, mbrojtësi i Trepçës ’89 shkaktoi ndërhyrje të ashpër në Islamin ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt pas rishikimit me VAR.

    Islami mori tretmanin mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës të cilit u mësua se i janë qepur plot 15 penjë.

    “Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim”, bëri të ditur faqja zyrtare e SC Gjilanit në komunikatën e lëshuar rreth gjendjes së futbollistit Islami.

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.