Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pësoi atak kardiak në fushë, sulmuesi holandez tërhiqet nga futbolli
    Ballina-1

    Pësoi atak kardiak në fushë, sulmuesi holandez tërhiqet nga futbolli

    14/11/2023 17:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i kombëtares holandeze, Bas Dost ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare dhe kjo për shkak të problemeve shëndetësore që ai shfaqi së fundmi.

    Dy javë më parë, sulmuesi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes NEC-AZ Alkmaar dhe arriti të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.

    Tashmë pasi ka kaluar periudhën e vështirë, Bas Dost ka lënë spitalin në Amsterdam, megjithatë, si masë paraprake i është vendosur një defibrilator i brendshëm. Pas diagnostikimit të miokardit, sulmuesi ka njoftuar se nuk do të zbresë më në fushën e blertë.

    “Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe,” tha Bas Dost në një mesazh për klubin.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.