Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi në “The Best FIFA Football Awards” ishte me ftesë të Infantinos 
    Ballina-1

    Presidenti Ademi në “The Best FIFA Football Awards” ishte me ftesë të Infantinos 

    16/01/2024 16:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ishte në Londër, në Gala Mbrëmjen “The Best FIFA Football Awards”. Kreu i FFK-së, i cili ka raporte tejet të mira me të parin e futbollit botëror Infantino në vazhdimësi është ftuar në çdo event të FIFA-s.
    Para fillimit të ceremonisë, presidenti Ademi, i cili edhe në këtë event është në shoqëri të Armand Dukës, zëvendëspresident i UEFA-s dhe njëherësh president i FSHF-së, ka zhvilluar takime të rëndësishme me homologët e tij, duke përfshirë presidenten e Federatës Angleze të Futbollit, Debbie Hewitt, si dhe drejtorin e Federatave Anëtare të Evropës në FIFA, Elkhan Mammadov. Takimet janë shoqëruar me biseda të frytshme për futbollin, në ndërtimin e marrëdhënieve dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet federatave. Po ashtu, presidenti Ademi ka biseduar edhe me personalitete të njohura të futbollit botëror, duke përfshirë legjendën ukrainase të futbollit, Andriy Shevchenko.
    Gala Mbrëmja “The Best FIFA Football Awards” do të nderojë më të mirët e futbollit në botë për vitin që e lamë pas.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.