Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i FFK, Agim Ademi motivon skuadrën shqiptare në Londër: Është kënaqësi të shohësh bashkatdhetarët të organizuar kështu
    Ballina-1

    Presidenti i FFK, Agim Ademi motivon skuadrën shqiptare në Londër: Është kënaqësi të shohësh bashkatdhetarët të organizuar kështu

    01/06/2024 15:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili po qëndron në Londër me ftesë të UREFA-së ku do të jetë mysafirë në ndeshjen finale që zhvillohet sonte ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Real Madridit, ka vizituar edhe një skuadër shqiptare.

    Ademi ishte i pranishëm në stërvitjen e skuadrës “FC Eagle United”, e cila është shumë e organizuar në Angli derisa për trajner ka ish-futbollistin e mirënjohur Berat Hyseni, shkruan Ballkani.info.

    Ademi ka thënë se është kënaqësi t’i shohësh bashkëatdhetarët tanë të organizuar në këtë formë.

    Postimi i Agim Ademit:

    Gjatë qëndrimit në Londër pata kënaqësinë ta vizitoj klubin e futbollit të shqiptarëve “FC Eagle United”, që udhëhiqet nga kryetari Arben Hyseni, Sead Haxhijaha dhe Ajet Shehu. Trajner i këtij klubi është ish-futbollisti i njohur i shumë klubeve kosovare dhe i Kombëtares së Kosovës, Berat Hyseni.

    Është kënaqësi të shohësh bashkatdhetarët tanë duke kontribuuar për futbollin në këtë formë dhe duke e bërë krenarë komunitetin tonë në Londër.

    Drejtuesit e klubit i përgëzova për punën e deritashme, duke i uruar që të kenë sa më shumë talente dhe suksese në vazhdim. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.