Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i FIFA-s, Infantino falënderon presidentin e FFK-së, Ademi për mikpritjen e ngrohtë
    Ballina-1

    Presidenti i FIFA-s, Infantino falënderon presidentin e FFK-së, Ademi për mikpritjen e ngrohtë

    07/10/2022 18:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nëpërmjet një telegrami drejtuar presidentit Agim Ademi e ka falënderuar atë dhe ekipin e tij për pritjen e përzemërt më 30 shtator, në vizitën e tij të parë në Kosovë.

    “Në emër të të gjithë delegacionit të FIFA-s, do të doja t’ju falënderoja ju dhe ekipin tuaj që na e keni mundësuar një pritje të përzemërt dhe mikpritje të ngrohtë, duke e bërë qëndrimin tonë shumë të veçantë me rastin e vizitës sonë në Kosovë javën e kaluar. Gjatë vizitës sonë, ne kemi ndarë shumë momente të rëndësishme. Vizita në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe

    takimi me administratën e FFK-së, takimi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, takimet me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ishin sigurisht disa nga pikat kryesore. Të gjitha këto momente të privilegjuara të përbashkëta na ofruan një

    mundësi për të shkëmbyer idetë dhe vizionin tonë për futbollin, për të shprehur mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në Kosovë, veçanërisht futbollit të të rinjve dhe femrave, për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit dhe për të nënvizuar potencialin e Kosovës.

    Koha e kaluar së bashku na lejoi gjithashtu të theksojmë rolin unifikues që ka sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti dhe rolin që mund të luajë në shoqëri, veçanërisht për të mirën e të rinjve, dhe për të diskutuar mundësitë kryesore që futbolli dhe sporti mund t’i ofrojnë shoqërisë. Së fundi, dëshiroj t’ju siguroj se kjo vizitë ka përforcuar vendosmërinë tonë për të punuar së bashku për prosperitetin e futbollit dhe komunitetit në Kosovë, dhe gjithmonë mund të mbështeteni në përkrahjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj. Duke ju falënderuar për të gjitha përpjekjet e ndërmarra dhe për kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillim të sportit tonë dhe të promovimit të vlerave të tij në Kosovë, pres me padurim, i nderuar President, t’ju shoh përsëri së shpejti”, ka shkruar Infantino. 

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.