Akuza të pabazuara dhe propagandë e qëllimshme po e përndjek presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nga disa media. Së fundmi, disa raportime kanë pretenduar se Ademi ka “kërcënuar lojtarët e Kombëtares së Kosovës”, një akuzë që është qartazi e pabazuar dhe dezinformuese. Kjo fushatë shpifjesh është vazhdimësi e një sulmi të përhershëm ndaj FFK-së dhe drejtuesve të saj.
Gjithashtu, u përfol se Ademi ishte thirrur në prokurori, por ky informacion u demantua nga vet institucionet përkatëse.Kjo gënjeshtër dhe përpjekje për ta dezinformuar opinionin rrjedhë nga media që në vazhdimësi atakojnë FFK-në dhe kreun e saj. Kreu i FFK-së nuk ka dhe as nuk do të ketë ftesë të tillë, sepse nuk ka pasur asgjë dhe thjesht gjithçka doli si spekulim pas situatës së përjashtimit të tre futbollistëve nga Franco Foda dhe federata, pas shkeljes së rregullores nga ana e tyre.
Shihet qartë se këto media kanë agjendë kundër FFK-së. Madje ato shkojnë aq larg sa duan që t’i orientojnë institucionet e shtetit çfarë të veprojnë!
Si është e mundur që disa media të shkruajnë lajme të tilla pa asnjë fakt? Kjo situatë tregon një tendencë të shqetësueshme për manipulimin e opinionit publik. Në vend që të kontribuojnë në një debat konstruktiv, këto informacione të pasakta po përpiqen të orientojnë opinionin dhe të krijojnë ndasi. Është thelbësore që media të jetë kritike por jo të shpërndajë dezinformata dhe të bëjë propagandë ndaj cilidoqoftë institucion. /Futbolli.info