Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rashica për trajnerin Foda: Ai ka sjell një disiplinë dhe ka një stil ndryshe të lojës
    Ballina-1

    Rashica për trajnerin Foda: Ai ka sjell një disiplinë dhe ka një stil ndryshe të lojës

    26/08/2024 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Njëri nga futbollistët më në formë për momentin, Milot Rashica i cili po kalon momente të mira tek skuadra e Besiktasit, ka thënë se është gati dhe mezi po pret grumbullimin me Kosovën në mënyrë që të jap kontributin e tij në garat e Ligës së Kombeve.

    Dardanët në shtator e nisin rrugëtimin në National Legua ku kanë dy ndeshje, fillimisht e Rumaninë në “Fadil Vokrri” dhe pastaj si mysafirë në Qipro.

    Rashica, ka dhënë fjale të mira për trajnerin gjerman, sipas të cilit nga gjithë trajnerët e mëparshëm ky ka një karrierë shumë më të pasur dhe ka sjell një stil ndryshe të lojës.

    “Prej gjithë trajnerëve që kemi pasur më herët te Kosova, Foda ka pasur një karrierë më të mirë dhe ka përvojë më ndryshe. Nga ajo çka kemi stërvit dhe nga ndeshjet e fundit që kemi zhvilluar është parë një progres, por normal që nuk ka pasur edhe shumë kohë me ekipjn  për ta përgatitur sa duhet dhe sigurisht kërkohet edhe pak kohë për të.

    Ai ka pru një disiplinë dhe ka një stil të lojës që ne në fushë duhet ta realizojmë. E dinë çfarë po kërkon nga lojtarët, derisa na ka dhënë një plan të cilin ne duhet ta përcjellim”, ka thënë Milot Rashica në emisionin Ekipi A në ATV. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.