Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rayo Vallecano bie në shtëpi, Valencia triumfon edhe me dhjetë lojtarë
    Ballina-1

    Rayo Vallecano bie në shtëpi, Valencia triumfon edhe me dhjetë lojtarë

    19/12/2023 23:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Valencia mori 3 pikët në transfertën e Rayo Vallecanos, në sfidën që u mbyll me rezultatin 0-1 dhe që miqtë u detyruan ta përfundon me dhjetë lojtarë.

    Takimi hapës i javës së 18-të të La Liga rezultoi shumë i luftuar, ndërsa pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

    U desh mbi një orë lojë, më saktë minuta e 61’ që Canos i asistuar nga Lopez të gjente rrugën drejt rrjetës dhe të kalonte Valencia-n në avantazh.

    Në minutën e 90+1’ miqtë mbetën me një lojtar më pas, pasi Correia u ndëshkua me karton të kuq.

    Megjithatë, vendasit nuk ia dolën të shfrytëzonin superioritetin numerik në katër minutat e mbetura për të barazuar.

    Në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-1 me Rayo Vallecano-n që pas javës së 18-të renditet në vend të 11-të me 20 pikë, teksa Valencia në vend të 10-të me 23 pikë.

    Ndërkohë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare të futbollit, që luan për Rayo Vallecano-n, Ivan Balliun nuk pati minuta për këtë sfidë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.