Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Roma e ndal Napolin me një gol të Anglinos në kohën shtesë
    Ballina-1

    Roma e ndal Napolin me një gol të Anglinos në kohën shtesë

    02/02/2025 23:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Roma dhe Napoli kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 23-të të Serie A.

    Ndeshja edhe pse kishte ritëm, nuk është se solli shumë raste të mira për gol.

    Në mundësinë e parë Napoli ia arriti që të shënojë, kur në minutën e 29-të, Leonardo Spinazzola arriti të shënojë për 1-0.

    Roma tentoi në pjesën e parë të barazojë, por që nuk ia arriti.

    Image

    Claudio Ranieri bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, kur Roma dominoi, sidomos me mbajtje të topi.

    Leandro Paredes gjuajti bukur nga një goditje dënimi, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

    Në pjesën e mbetur të ndeshjes Napoli luftoi shumë që ta ruajë rezultatin, por dështoi në kohën shtesë.

    Image

    Angelino shënoi gol të bukur me një goditje të fortë brenda zonës për të barazuar në 1-1.

    Me këtë barazim, Napoli mbetet lider me 54 pikë, ndërsa Roma është e nënta me 31 pikë. /Telegrafi/ 

    TË LIDHURA

    Reali i bashkohet Parisit në gjysmëfinale, fiton ndeshjen dramatike

    06/07/2025 00:05

    Gjesti që ‘rrëmbeu’ zemrat e tifozëve: Dembele ia dedikoi Jotas golin e realizuar ndaj Bayern Munich

    05/07/2025 20:37

    PSG-ja kalon në gjysmëfinale, eliminon Bayernin në një ndeshje dramatike

    05/07/2025 20:14

    Rrahmani pritet të qëndrojë te Napoli

    05/07/2025 19:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.