Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani jep premtimin: Do të kthehem edhe më i fortë
    Ballina-1

    Rrahmani jep premtimin: Do të kthehem edhe më i fortë

    14/10/2023 18:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Albion Rrahmani po shpreson që të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës, pas lëndimit të rëndë që mori ditë më parë.

    Ndeshja e tij e parë si titullar me Kombëtaren e Kosovës mund të jetë e fundit e tij për këtë vit. Sulmuesi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Andorrës.

    Rrahmani u kthye të premten mbrëma në Rumani, atje ku do të fillojë me fazën e rikuperimit.

    “Do të bëj sërish një sërë ekzaminimesh dhe më pas do të shoh se çfarë duhet të bëj. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt në fushë. Dua t’u premtoj të gjithë tifozëve të Rapid se do të kthehem më i fortë se kurrë. Më dhemb shumë sepse është dëmtimi im i parë”, tha sulmuesi kosovar para gazetarëve, teksa ishte duke qëndruar në karrocë.

    “Mendoj se është një frakturë, por do të shoh sonte pasi të bëj disa analiza të tjera. Nuk e di sa kohë do të jem jashtë, shpresoj të kalojnë më pak se 3 muaj. Është shumë e vështirë për mua. Kam pasur një fillim të mirë në Rapid. Shpresoj që skuadra t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe të mos më mungojë në fushë”, shtoi ai.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.