Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrëfimi i Tevez: Të luaja në Angli për shtatë vjet ishte vetëm për punë, nuk u përshtata kurrë me kulturën angleze
    Ballina-1

    Rrëfimi i Tevez: Të luaja në Angli për shtatë vjet ishte vetëm për punë, nuk u përshtata kurrë me kulturën angleze

    26/12/2023 23:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Carlitos Tevez kaloi shumë vite të karrierës së tij në Angli, por kurrë nuk mësoi gjuhën angleze. Apache luajti në Premier League nga viti 2006 deri në 2013 duke veshur fanellat e Manchester United dhe City, duke fituar një Champions League dhe tre tituj të Premier League.

    Në një intervistë të fundit për radion D Sports ai ka rrëfyer arsyen e zgjedhjes së tij:

    “Kisha një problem kulturor me ta, sepse rrëfimet e xhaxahit shënuan fëmijërinë time, ai luante për Riverin, ishte i vetmi tifoz i Riverit në familje, luante në ekipin e dytë.

    “Pikërisht kur duhej të luante me ekipin e parë, ai u rekrutua për Luftën e Ishujve Falkland dhe kurrë nuk ishte në gjendje ta përmbushte atë ëndërr.

    “Ai u bë alkoolist pas luftës, ishte shumë keq. Ne ishim shumë të afërt dhe kjo pati një ndikim të madh tek unë”.

    Midis 2 prillit dhe 14 majit 1982, britanikët vendosën sovranitetin e tyre mbi Ishujt Falkland, duke rezultuar në vdekjen e 907 argjentinasve.

    Tevez shtoi: “Të luaja në Angli për shtatë vjet ishte vetëm për punë, nuk u përshtata kurrë me kulturën angleze. Nuk kisha ndërmend të mësoja anglisht për arsyet e mia. Vajzat e mia flasin anglisht, studiojnë në anglisht”. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.