Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Sa nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd”, Qëndrim Zyba i lumtur me debutimin te Kosova
    Ballina-1

    “Sa nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd”, Qëndrim Zyba i lumtur me debutimin te Kosova

    13/10/2023 20:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba është shprehur i lumtur dhe krenar që ka debutuar me fanellën e ekipit të parë të Përfaqësueses së Kosovës.

    Kosova fitoi me rezultat të pastër 3-0 në udhëtim te Andorra në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, të vlefshme për Grupin I.

    Në këtë ndeshje, përzgjedhësi Primoz Gliha bëri shumë ndryshime shkaku edhe i dëmtimeve të shumta, duke ia dhënë debutimin disa lojtarëve.

    Njëri nga ta ishte edhe mesfushori Qëndrim Zyba, i cili pasi ka luajtur shumë ndeshje me ekipet e moshave të Dardanëve, u paraqit edhe me ekipin e parë, duke debutuar si titullar në ndeshjen ndaj Andorrës.

    Ky debutim e ka bërë krenar 22-vjeçarin therandas, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar rreth ndeshjes së tij të parë me ekipin senior.

    “Sa nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd. Ndihem shumë i lumtur për debutimin me Kosovën time. Unë, biri yt Kosovë”, ka shkruar Zyba në Facebook.

    Ndryshe, Zyba luajti plotë 78 minuta në këtë ndeshje debutuese, ku u zëvendësua nga Bernard Berisha. 

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.