Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sekretari i Federatës së Serbisë konfirmon bashkëpunimin me Shqipërinë për Euro 2027
    Ballina-1

    Sekretari i Federatës së Serbisë konfirmon bashkëpunimin me Shqipërinë për Euro 2027

    08/11/2024 15:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Serbia dhe Shqipëria do të organizojnë Kampionatin Evropian për lojtarët nën 21 vjeç, dhe këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko.

    Këto dy vende mbetën kandidatët e vetëm pas tërheqjes së Belgjikës dhe Turqisë.

    Prandaj, është e sigurt që UEFA do të miratojë kandidaturën e tyre për turneun kontinental që do të luhet në vitin 2027, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Radujko, transmeton Ballkani.info.

    “Me shumë gjasa ndeshjet do të luhen në masën më të madhe në vendin tonë. Vendimi përfundimtar do të dihet në dhjetor. Ne jemi optimistë për këtë”, tha Radujko për mediet serbe.

    Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë ngjalli reagime të shumta në opinionin kosovar, të cilët mbetën të habitur sesi FSHF pranoi të organizoi një event të tillë me Serbinë, kur dihet për të kaluarën e këtij vendi, derisa tifozët serbë edhe sot vazhdojnë të urrejnë shqiptarët ku në çdo stadium vendosin pankarta skandaloze kundër Kosovës dhe shqiptarëve. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.