Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Serbia e pëson prapë, UEFA e dënon për kore raciste
    Ballina-1

    Serbia e pëson prapë, UEFA e dënon për kore raciste

    02/11/2023 12:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Serbia dhe Mali i Zi do të luajnë me dyer të mbyllura, pa tifozë ndeshjet e ardhshme kualifikuese te Euro 2024, në 19 nëntor, respektivisht kundër Bullgarisë dhe Hungarisë.

    Vendimi është marrë nga UEFA për episodin e radhës të koreve raciste të tifozëve të të dy skuadrave në sfidën Serbi-Mali i Zi të 17 tetorit të kaluar, të fituar 3-1 nga vendasit. Për sjellje raciste i njëjti vendim ishte marrë ndaj dy skuadrave edhe në ndeshjen e parë të luajtur në mars të 2023.

    Për Serbinë, një hap larg kualifikimit në fazën finale të turneut që do të zhvillohet në Gjermani në 2024, është ndeshja e dytë me dyer të mbyllura pas asaj të shtatorit kundër Hungarisë, dënim që erdhi edhe atë herë për koret raciste të tifozëve serbë, që me sjelljet e tyre të përsëritura po demonstrojnë vazhdimisht prapambetjen qytetare dhe urrejtjen etnike.

    Përveç dënimit për të luajtur me dyer të mbyllura, Federata Serbe është ndëshkuar me 90 mijë euro gjobë pasi “nuk ka marrë masa kundër shitjes së biletave në tregun e zi”, ndërkohë që 20 mijë euro do të paguhen nga Federata e Malit të Zi.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.