Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Serie A zgjedh trajnerin më të mirë, çmimi i takon Simone Inzaghit
    Ballina-1

    Serie A zgjedh trajnerin më të mirë, çmimi i takon Simone Inzaghit

    24/05/2024 15:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Simone Inzaghi është shpallur trajneri më i mirë në Serie A për sezonin 2023/2024. Tekniku emilian udhëhoqi Interin drejt fitimit të titullit të 20-të në histori. Dhe i pari për të në bankinë.

    48-vjeçari la pas Thiago Mottën që dërgoi Bolognën në Champions League, duke triumfuar me 55% të votave të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit Italian (AIAC) dhe tifozëve.

    Ndërkohë, çmimi “fair-play” shkoi për një milanist. Alessandro Florenzi u vlerësua për gjestin e bukur në rastin e Milan-Lazio. Aty ku përfaqësoi më së miri parimet e përbashkëta të miqësisë, sjelljes sportive, korrektësisë dhe ndershmërisë.

    Anësori i djathtë dalloi britmat e një tifozi kuqezi gjatë duelit të 30 shtatorit, i cili po tentonte të kishte fanellën e mesfushorit Tijjani Reijnders.

    Florenzi nuk harroi dhe në fundin e ndeshjes lumturoi tifozin duke i dhuruar uniformën e shokut holandez të skuadrës. Veprim që u duartrokit gjatë nga tifozët.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.