Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Shala: Është absurde vetëm të mendohet se është falsifikuar nënshkrimi i lojtarëve që luajnë në elita të futbollit evropian
    Ballina-1

    Shala: Është absurde vetëm të mendohet se është falsifikuar nënshkrimi i lojtarëve që luajnë në elita të futbollit evropian

    07/10/2024 14:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës sot ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e tetorit.

    Kosova fillimisht luan me Lituaninë me 12 tetor ndërsa me 15 tetor ndeshet me Qipron në “Fadil Vokrri”.

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencën për shtyp ku ka treguar pritshmëritë për këtë ndeshje, shkruan GazetaSport.

    Ai ka deklaruar edhe për tre futbollistët e suspenduar, Edon Zhegrova, Arjanet Muriç e Florent Muslija, derisa ka thënë se futbollistët ishin suspenduar me vendim të tij e të mbështetur nga Federata.

    Gjatë konferencës ka folur edhe menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala i cili ka thënë se është absurde vetëm të mendohet se nënshkrimet e lojtarëve në letrën e kërkimfaljes janë falsifikuar.

    “Sot jetojmë në një kohë kur gjitha mundësitë teknike janë të mëdha, si printerë e skanerë. Është vërtetë absurde vetëm të mendohet që nënshkrimet janë falsifikuara, kur dihet se bëhet fjalë për futbollistë që luajnë në Premierligë, Bundesligë e Ligua 1 të Francës. Pra ata janë tejet profesionalë dhe ju mendoni se do të lejojnë një gjë të tillë. Vërtet kjo me befason dhe me duket se disa janë tendencioz me këto gjëra”, ka thënë Shala. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.