Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skandali trondit kombëtaren e Brazilit – Pas barazimit me Venezuelën, yjet e ekipit kaluan natën në një hotel me disa femra
    Ballina-1

    Skandali trondit kombëtaren e Brazilit – Pas barazimit me Venezuelën, yjet e ekipit kaluan natën në një hotel me disa femra

    14/10/2023 21:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dy net më parë, kombëtarja e Brazilit bëri një gabim të madh duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Venezuelës dhe kështu lejoi Argjentinën të zërë vendin e parë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.

    Gabriel Magalhaes kaloi në epërsi Selecaon në minutën e 50-të dhe pak para përfundimit të ndeshjes, Eduard Bello u dha mysafirëve një pikë të vlefshme.

    Nëse duhen besuar disa raporte, kjo ngecje nuk ishte e vështirë për lojtarët e Brazilit.

    Dyshohet se arsyeja për këtë është se yjet kryesore të kësaj skuadre të drejtuar nga Neymar Jr, Richarlison dhe Vinicius Junior kanë kaluar natën në një hotel së bashku me tre influencuese femra.

    Këtë lajm e sjell gazetari brazilian Matheus Baldi, i cili në profilin e tij në Instagram ka bërë pretendime për mos-disiplinën e tre futbollistëve të përmendur.

    Bëhet fjalë për Rebeca Ribeiro, Leticia Sogiro dhe Rita Lopes të cilat dyshohet se kanë festuar deri në mëngjes me treshen e Al Hilal, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur.

    Njëra prej tyre ka folur për këto akuza dhe ajo është Rebeca Ribeiro. Përmes mediave braziliane ajo kërcënoi me padi ata që publikuan akuzat për natën e kaluar me lojtarët.

    Dy vajzat e tjera ende nuk i kanë mohuar këto akuza, por as nuk i kanë konfirmuar.

    Portali portugez O Jogo pretendon se në WhatsApp po qarkullon një video e njërit prej tyre duke dalë nga hoteli i kombëtares në orët e para të mëngjesit.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.