Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skenarët | Mjafton një pikë, Shqipëria praktikisht e kualifikuar në Evropian
    Ballina-1

    Skenarët | Mjafton një pikë, Shqipëria praktikisht e kualifikuar në Evropian

    13/10/2023 17:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vetëm një skenar dramatik mund t’ia mohojë Shqipërisë pjesëmarrjen në finalet e “Euro 2024”, që do të zhvillohen në Gjermani.

    Kuqezinjtë nuk i kanë lënë asgjë rastësisë: e kishin fatin në dorën e tyre dhe nuk e shpërdoruan mundësinë e artë që iu dha.

    Dy fitoret e fundit në “Air Albania”, 2-0 me Poloninë dhe 3-0 me Çekinë, praktikisht i kanë kualifikuar kuqezinjtë në eventin madhor të futbollit të Kontinentit të Vjetër.

    Do të mjaftojë vetëm një pikë në dy ndeshjet e radhës, për ta prerë biletën si vendi i dytë.

    Por ambiciet dhe mundësitë janë më të mëdha: Shqipëria me një fitore e mbyll si e para e Grupit H.

    Shqipëria ka grumbulluar 13 pikë, 5 më shumë se Çekia, që pas pak ditësh pret Ishujt Faroe, dhe 4 më shumë se Polonia, që luan në shtëpi me Moldavinë, shkruan Super Sport.

    Fitorja e pritshme ndaj vendit të fundit do ta çonte Çekinë në kuotën e 11 pikëve dhe më dy ndeshje në dispozicion, ndaj Polonisë dhe Moldavisë.

    Gjithashtu suksesi i mundshëm i Polonisë ndaj Moldavisë, i çon polakët në kuotën e 12 pikëve, një më pak se Moldavia.

    Në këtë skenar, Shqipëria shkon në dy ndeshjet e fundit si kryesuese e grupit dhe do t’i mjaftonte një pikë, qoftë në Moldavi, qoftë në “Air Albania”, që të kualifikohej.

    Edhe nëse Moldavia bën surprizën ndaj Polonisë, sërish Shqipërisë do t’i mjaftonte një pikë, pasi moldavët do të duhet të fitojnë me Çekinë në ndeshjen e fundit për të shkuar në Evropian (edhe nëse fitojnë me Shqipërinë).

    Por nëse Çekia lë pikë me Moldavinë, nuk e kalon Shqipërinë edhe nëse fiton me Poloninë.

    Rivalet e Shqipërisë në ndeshjet e radhës kryqëzohen me njëra-tjetrën dhe çdo skenar rezultatesh nuk e zbret Shqipërinë poshtë vendit të dytë (Shqipëria ka përparësinë e ndeshjeve direkte si me Poloninë ashtu edhe me Çekinë).

    Pastaj të mos flasim për skenarët më pozitivë: tre rivalët barazojnë në takimet mes tyre.

    Në këtë rast do të ishim të kualifikuar matematikisht që sot.

    Duket se fati i Shqipërisë është parashkruar: do të jetë në Gjermani 2024, me shumë gjasa edhe si vendi i parë në grup.

    Ndeshjet e radhës:

    15 tetor

    Çeki – Ishujt Faroe

    Poloni – Moldavi

    17 nëntor

    Moldavi – Shqipëri

    Poloni – Çeki

    20 nëntor

    Shqipëri – Ishujt Faroe

    Çeki – Moldavi

    TË LIDHURA

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25

    Prishtina fiton ndaj Sheriffit, por eliminohet nga Liga e Evropës

    17/07/2025 22:02

    Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

    17/07/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.