Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skuadra rumune vihet pas Lumbardh Dellovës
    Ballina-1

    Skuadra rumune vihet pas Lumbardh Dellovës

    04/01/2024 16:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës së Ballkanit,  Lumbardh Dellova pritet të jetë transferimi i dytë te Universitatea Craiova në afatin kalimtar të janarit.

     Mediumet rumune kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Craiovas janë tërësisht të fokusuar te transferimi i Dellovës, të cilin po synojnë ta mbyllin me sukses sa më shpejtë që të jetë e mundur.

    Dellova, i cili është pjesë e Ballkanit të Suharekës, po shihet si përforcim i duhur në mbrojtje, pasi mund të luajë në qendër apo edhe në krahun e djathtë.

    Thuhet se Dellova po pëlqehet shumë nga trajneri Ivaylo Petev që po insiston në transferimin e tij pasi ka kërkuar të forcohet në mbrojtje gjatë këtij muaji.

    Dellova 25-vjeçar ka kontratë me Ballkanin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa vlera e tij në treg është 600 mijë euro. Ai, gjithashtu ka regjistruar edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës.

    Aktualisht, Universitatea Craiova renditet e treta në kampionatin e Rumanisë me 34 pikë të mbledhura, dhjetë më pak se lideri FCSB.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.