Ballina-1

Nesër derbi mes Dritës dhe Prishtinës, Munishi: Do të luftojmë dhe të bëjmë ndeshje të madhe

Nesër derbi mes Dritës dhe Prishtinës, Munishi: Do të luftojmë dhe të bëjmë ndeshje të madhe

Nesër në Gjilan me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja kryesore e javës së 12’të në Superligën e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës. Në një prononcim për Gazeta Metro shkurtimisht lidhur me këtë përballje foli trajneri, Ismet Munishi. Ai deklaroi se skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është mjaft e fortë, por do

Besnik Batusha

Nesër në Gjilan me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja kryesore e javës së 12’të në Superligën e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës. Në një prononcim për Gazeta Metro shkurtimisht lidhur me këtë përballje foli trajneri, Ismet Munishi.

Ai deklaroi se skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është mjaft e fortë, por do të shkojnë të luftojnë dhe të bëjnë një ndeshje të madhe.

”Drita është një skuadër e fortë me futbollistë mjaft cilësor dhe do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Ajo nesër luan në shtëpinë e vet, por ne do të shkojmë të luftojmë dhe të bëjmë një ndeshje të madhe,” tha ai për Gazeta Metro.

Ballafaqimi i parë këtë sezon mes këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndërkaq, kujtojmë se Drita është skuadra e vetme në elitën e futbollit kosovar që nuk dinë për humbje në 11 ndeshjet e para dhe po ashtu në pesë përballjet e fundit me Prishtinën ka arritur të dalë e pamposhtur (3 fitore, 2 barazime).

‘Intelektualët’ janë në pozitën e parë në tabelë me 27 pikë, kurse kryeqytetasit në vendin e katërt me 15 pikë.

DritaMunishiPrishtina

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions