Ballina-1

Përparim Islami flet pas lëndimit të rëndë: Jam mirë, nga java tjetër pritet të rikthehem në stërvitje

Përparim Islami flet pas lëndimit të rëndë: Jam mirë, nga java tjetër pritet të rikthehem në stërvitje

Mbrojtësi me shumë përvojë, Përparim Islami e ka kaluar fatmirësisht edhe një sfidë tjetër në karrierën e tij. Mbrojtësi i Gjilanit pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Trepçës ’89 në kampionat të dielën pasdite, me ç’rast u dërgua me urgjencë në spital. Islami ka thënë për Demokracia.com se gjendja e tij tanimë është e mirë.

Besnik Batusha

Mbrojtësi me shumë përvojë, Përparim Islami e ka kaluar fatmirësisht edhe një sfidë tjetër në karrierën e tij.

Mbrojtësi i Gjilanit pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Trepçës ’89 në kampionat të dielën pasdite, me ç’rast u dërgua me urgjencë në spital.

Islami ka thënë për Demokracia.com se gjendja e tij tanimë është e mirë. Futbollisti i “kuqebardhëve” u shpreh optimist se nga java e ardhshme do t’i bashkohet shokëve të skuadrës në seancat stërvitore.

“Për momentin jam mirë. Gjitha ekzaminimet mjekësore treguan se jam mirë. Besoj që nga java e ardhshme do të rikthehem në stërvitje për ta ndihmuar Gjilanin” – tha Islami të hënën.

Lulzim Peci, mbrojtësi i Trepçës ’89 shkaktoi ndërhyrje të ashpër në Islamin ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt pas rishikimit me VAR.

Islami mori tretmanin mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës të cilit u mësua se i janë qepur plot 15 penjë.

“Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim”, bëri të ditur faqja zyrtare e SC Gjilanit në komunikatën e lëshuar rreth gjendjes së futbollistit Islami.

Lulzim peciPerparim Islami

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions