Ballina-1

Galatasaray e fiton derbin, Milot Rashica me super paraqitje

Galatasaray e fiton derbin, Milot Rashica me super paraqitje

Galatasaray e ka fituar derbin ndaj Besiktasit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Turqisë. Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Mauro Icardi, në minutën e 18’, pas një asistimi nga Baris Yilmaz. Besiktasi e barazoi rezultatin pas 10 minutave me anë të Cenk Tosun, derisa me këtë

Besnik Batusha

Galatasaray e ka fituar derbin ndaj Besiktasit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Turqisë.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Mauro Icardi, në minutën e 18’, pas një asistimi nga Baris Yilmaz.

Besiktasi e barazoi rezultatin pas 10 minutave me anë të Cenk Tosun, derisa me këtë rezultat pëfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Icardi shënoi edhe njëherë në minutën e 59’, me një asistim të Sergio Oliveiras.

Mysafirët deri në fund të ndeshjes u munduan ta gjenin golin e barazimit, por pa mundur dot.

Në këtë ndeshje ka luajtur për 90 minuta ylli kosovar, Milot Rashica, duke e zhvilluar një super ndeshje. Miloti tashmë ka zënë vend në 11-shen e parë të Galatas dhe po kalon formë të jashtëzakonshme.

Galatasaray pas fitores kalon në vendin e dytë me 24 pikë, pas 12 ndeshjeve, derisa Besiktasi në vendin e pestë me 22 pikë. /Gazeta Sport/

GalatasarayMilot Rashica

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions