Ballina-1

Mario për takimin e Ronaldos me Fernandesin: Ishte një shaka, Cristiano e pyeti atë nëse kishte ardhur me varkë

Mario për takimin e Ronaldos me Fernandesin: Ishte një shaka, Cristiano e pyeti atë nëse kishte ardhur me varkë

Joao Mario ka folur për detajet e takimit mes Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandesit. Gjatë ditës së sotme u shpërnda një video nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, në prag të fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”. Në videon e publikuar nga dhoma e zhveshjes, Ronaldo u pa duke i zgjatur dorën Fernandesit, por

Besnik Batusha

Joao Mario ka folur për detajet e takimit mes Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandesit.

Gjatë ditës së sotme u shpërnda një video nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, në prag të fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në videon e publikuar nga dhoma e zhveshjes, Ronaldo u pa duke i zgjatur dorën Fernandesit, por mesfushori u tregua i “ftohtë”.

The moment Cristiano Ronaldo met up with Bruno Fernandes for World Cup duty for Portugal 👀 pic.twitter.com/xUGoxEwxNj

— SPORTbible (@sportbible) November 14, 2022

Megjithatë, sipas Joao Marios, e gjithë kjo ishte vetëm një shaka mes dyshes së Manchester Unitedit.

“Isha në dhomat e zhveshjes në atë moment, pashë foto. Ishte një shaka mes tyre sepse Bruno ishte një nga të fundit që mbërriti dhe Cristiano e pyeti nëse kishte ardhur me varkë”, tha ai gjatë konferencës për media.

Ishte vetëm një shaka mes tyre, ata luajnë së bashku”, shtoi mesfushori i Benficas.

FernandesPortugaliaRonaldo

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions