Ballina-1

Zyrtare: UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Cluj – Ballkani

Zyrtare: UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Cluj – Ballkani

Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e fundit në kampanjën historike të sivjetme në Ligën e Konferencës. Skuadra nga Suhareka tashmë veçse është eliminuar nga faza e grupeve, derisa ndeshjen e fundit në grupin G e luan të enjten. Në “Stadionul Dr. Constantin Rădulescu”, Ballkani është mysafir i Clujit të enjten nga ora 18:45.

Besnik Batusha

Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e fundit në kampanjën historike të sivjetme në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka tashmë veçse është eliminuar nga faza e grupeve, derisa ndeshjen e fundit në grupin G e luan të enjten.

Në “Stadionul Dr. Constantin Rădulescu”, Ballkani është mysafir i Clujit të enjten nga ora 18:45.

Dy ditë para ndeshjes, UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët për këtë ndeshje.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë i ka besuar gjermanit Daniel Schlager që ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Ndihmësit e Schlager do të jenë Christian Dietz dhe Sven Waschitzki, kurse Tobias Reichel do të jetë gjyqtar i katërt.

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions