Ballina-1

Gjilani huazon portierin e Kukësit

Gjilani huazon portierin e Kukësit

Gjilani gjen portier në Kategorinë e Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka arritur marrëveshjen me Kukësin për të marrë në huazim portierin Angelo Tafas. SuperSport mëson se palët kanë rënë dakord për huazimin e Tafas te gjilanasit vetëm për ndeshjet europiane, teksa pritet që gardiani të vihet nën urdhrat e trajnerit Klodian Duro.

Besnik Batusha

Gjilani gjen portier në Kategorinë e Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka arritur marrëveshjen me Kukësin për të marrë në huazim portierin Angelo Tafas.

SuperSport mëson se palët kanë rënë dakord për huazimin e Tafas te gjilanasit vetëm për ndeshjet europiane, teksa pritet që gardiani të vihet nën urdhrat e trajnerit Klodian Duro.

Kështu Tafas do të marrë vendin e Enea Koliçit, i cili u largua nga Gjilani për t’u bashkuar me kampionin e Kosovës, Ballkanin, pasi ishte i përzgjedhuri i trajnerit Ilir Daja për portën.

Gjilani do të nisë aventurën europiane më 13 korrik me ndeshjet eliminatore të Conference League, ku shorti e vuri përballë luksemburgasve të Progres Niederkorn.

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions