Ballina-1

FFK bëri shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK bëri shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë sot shpërndarjen e policave të sigurimit për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë për vitin e dytë. FFK njoftoi se “Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtari i KE-së, Agim Nura, e ku të pranishme kanë qenë

Besnik Batusha

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë sot shpërndarjen e policave të sigurimit për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë për vitin e dytë.

FFK njoftoi se “Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtari i KE-së, Agim Nura, e ku të pranishme kanë qenë edhe përfaqësueset e kompanisë Sigal”.

Ademi vlerësoi se “në vitin e parë ky projekt ka rezultuar tejet i suksesshëm. Në bazë të bisedave me futbollistët dhe analizës në terren, futbollistët janë ndjerë më të sigurt gjatë ndeshjeve të futbollit, duke e ditur se në rast lëndimi, ata mund të shërohen pa shpenzuar fare”. Ndër të tjera i pari i FFK-së përmendi shumën prej 159.414 euro që kanë kushtuar shpenzimet e futbollistëve, të cilët e kanë përdorur sigurimin shëndetësorë në vitin e parë.

Nga njoftimi i lëshuar nga faqja zyrtare e FFK-së, u bë e ditur se kontratat janë të njëjta ashtu siç është edhe mbulueshmëria. Kontratat aktuale janë të vlefshme deri më 30 shtatori, kurse nga 1 tetori llogaritet fillimi i vitit tjetër.

Përfaqësuesit e klubeve u shprehën mirënjohës dhe të lumtur për këtë projekt, të cilin e vlerësuan si tejet të suksesshëm dhe të rëndësishëm si për klubet ashtu edhe për futbollistët. Të gjithë ata futbollistë të cilët i janë nënshtruar intervenimeve por nuk kanë pasur polica sigurimi, do ta gëzojnë të drejtën e plotë të rimbursimit të mjeteve.

Agim AdemiFFKLiga e PareSuperliga

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions