Ballina-1

Shpallet në kërkim nga policia futbollisti shqiptar

Shpallet në kërkim nga policia futbollisti shqiptar

Futbollisti i Laçit, Mario Barjamaj, është një prej të rinjve të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e regjistruar ditën e djeshme në Shqipëri, ku pas një sherri me sende të forta, mbeti i plagosur 29-vjeçari Fatjon Dauti. Mario Barjamaj është një nga futbollistët më të njohur në Superiore. I riu e ka nisur karrierën

Besnik Batusha

Futbollisti i Laçit, Mario Barjamaj, është një prej të rinjve të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e regjistruar ditën e djeshme në Shqipëri, ku pas një sherri me sende të forta, mbeti i plagosur 29-vjeçari Fatjon Dauti.

Mario Barjamaj është një nga futbollistët më të njohur në Superiore. I riu e ka nisur karrierën e tij te moshat e Partizanit, për të kaluar më pas te Bylis. Te ballshiotët qëndroi 3 vite dhe më pas vazhdoi karrierën te Tomori i Beratit. Që prej vitit 2022, sulmuesi është pjesë e Laçit dhe një nga pikat kyçe të ekipit kurbinas.

Së fundmi të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare.

Fillimisht u raportua se dy vajza teksa drejtonin mjetet “Audi A8” dhe një “Mercedes Benz” u fërkuan lehtë gjatë manovrave në rrugë dhe kur shoferet nuk u morën vesh se i cilës ishte faji, ato telefonuan Dautin dhe Barjamaj dhe u kërkuan  të shkojnë te rreth i TEG.

Por, së fundmi mësohet se njëri prej mjeteve drejtohej nga motra e futbollistit të Laçit, ndërsa mjeti tjetër nga vetë Fatjon Dauti. Ky i fundit drejtonte mjetin luksoz “Audi A8” me targa angleze.

Pas aksidentit 29-vjeçari filloi të debatonte me motrën e Barjamajt. Pas konfliktit me të riun ajo telefonoi të vëllain edhe bashkëshorin Isuf Lika të cilët menjëherë mbërritën në vendin e ngjarjes.

Kur të rinjtë nuk gjetën gjuhën e përbashkët, ata nisën të rrihen me njëri-tjetrin në mes të rrugës. Nga përplasja, mbeti i plagosur mbeti Fatjon Dauti, i cili u arrestua në spital mbrëmjen e 22 gushtit, ditën kur ndodhi edhe sherri.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe një armë zjarri, e cila pas ekspertizës rezultoi të ishte në pronësi të Dautit. Gjithashtu, këtij të fundit gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një sasi kanabis.

Më herët, Policia njoftoi se lidhur me këtë ngjarje u vu në pranga Dauti, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit, Adem Noreci, Maio Barjami dhe Isuf Lika.

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions