Ballina-1

Vajzat e Kosovës U17 deklasojnë Malin e Zi U17

Vajzat e Kosovës U17 deklasojnë Malin e Zi U17

Përsëri fitore e thellë për vajzat e Kosovës U17. Në takimin e dytë miqësor në Hajvali ndaj Malit të Zi U17, vajzat e Kosovës fituan sot me rezultat të thellë 6-0. Të drejtuara nga trajnerja Sanije Krasniqi vajzat e Kosovës shënuan plot tri herë në pjesën e parë, e pastaj edhe tri herë në të dytën për rezultatin

Besnik Batusha

Përsëri fitore e thellë për vajzat e Kosovës U17.

Në takimin e dytë miqësor në Hajvali ndaj Malit të Zi U17, vajzat e Kosovës fituan sot me rezultat të thellë 6-0.

Të drejtuara nga trajnerja Sanije Krasniqi vajzat e Kosovës shënuan plot tri herë në pjesën e parë, e pastaj edhe tri herë në të dytën për rezultatin final 6-0. Emrat e golashënueseve të Kosovës do të bëhen të ditur më vonë

Kjo ishte miqësorja e dytë mes këtyre dy shteteve brenda pak ditëve. Miqësoren e parë, para 2 ditëve, Kosova U17 e kishte fituar 5-0 (Olsa Maqastena (2), Loela Ahmeti dhe Krenare Kelmendi (2)).

Vlen të përmendet që ekipi i Kosovës në këto dy miqësore ishte i përbërë vetëm me vajza të Superligës së Kosovës, e kampi përgatitor po mbahet në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese që vajzat tona i zhvillojnë në Shqipëri në fund të muajit tetor. Aty Kosova U17 ndodhet në grup me Shqipërinë dhe Izraelin.

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions