Ballina-1

Hadërgjonaj vendos ndeshjen ku u shënuan nëntë gola

Hadërgjonaj vendos ndeshjen ku u shënuan nëntë gola

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, e ka vendosur ndeshjen ku u shënuan nëntë gola. Hadërgjonaj të shtunën me Alanyasporin shënoi nga penalltia në fundin e ndeshjes, për fitoren e skuadrës së tij ndaj Bashakshehirit, 5:4. 30-vjeçari që aktivizohet në krahun e djathtë, e shënoi golin e dytë të edicionit aktual, në paraqitjen e 23-të në

Besnik Batusha

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, e ka vendosur ndeshjen ku u shënuan nëntë gola. 

Hadërgjonaj të shtunën me Alanyasporin shënoi nga penalltia në fundin e ndeshjes, për fitoren e skuadrës së tij ndaj Bashakshehirit, 5:4. 

30-vjeçari që aktivizohet në krahun e djathtë, e shënoi golin e dytë të edicionit aktual, në paraqitjen e 23-të në të gjitha garat. 

Hadërgjonaj, i cili ka edhe dy asistime në elitën e Turqisë, ishte i saktë nga 11-të metra për 5:3, në minutën e 90-të. 

Skuadra e tij pranoi gol në minutën e 96-të, por goli i mbrojtësit të Kosovës ishte vendimtar në fitimin e pikëve të plota. 

Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti e kompletuan ndeshjen te vendësit, në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Turqisë. 

Alanyaspori ka 25 pikë pas 20 ndeshjeve të luajtura, katër më pak se Bashakshehiri i vendit të shtatë.

AlanyasporiHadërgjonaj

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions