Ballina-1

FFK miraton buxhetin mbi 21 milionë euro për vitin 2025

FFK miraton buxhetin mbi 21 milionë euro për vitin 2025

Pa asnjë votë kundër, e as abstenim, u miratua raporti i punës dhe financiar, si dhe u miratua buxheti për vitin 2025 që do të jetë mbi 21 milionë euro në Kuvendin e rregullt të punës të mbajtur të mërkuren nga Federata e Futbollit të Kosovës. Delegatët, gjithashtu votuan edhe disa ndryshime statutare të bazuara

Besnik Batusha

Pa asnjë votë kundër, e as abstenim, u miratua raporti i punës dhe financiar, si dhe u miratua buxheti për vitin 2025 që do të jetë mbi 21 milionë euro në Kuvendin e rregullt të punës të mbajtur të mërkuren nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Delegatët, gjithashtu votuan edhe disa ndryshime statutare të bazuara në Ligjin e ri për Sport.

Në fakt, të gjitha pikat e rendit të ditës në këtë kuvend pune të FFK-së, u aprovuan unanimisht.

Kështu që, delegatët rikonfirmuan mbështetjen e tyre për punën dhe vizionin e presidentit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv, duke vlerësuar angazhimin dhe sukseset e arritura deri më tani, ka shkruar FFK-ja.

Krahas 49 delegatëve që ishin pjesëmarrës, kuvendin e nderuan edhe Marco Ferri, përfaqësues i FIFA-s, Denis Bastari, përfaqësues i UEFA-s, Lutfi Nuriu e Ilir Shulku, përfaqësues të FSHF-së dhe Musa Selimi, përfaqësues i KOK-ut.

Kuvendi u drejtua nga kreu i FFK-së, Agim Ademi theksoi progresin e arritur nga federata në zhvillimin e futbollit kosovar, si dhe sfidat që e presin për të ardhmen.

Po ashtu, Ademi shprehu mirënjohjen ndaj klubeve dhe gjithë akterëve të futbollit për bashkëpunim dhe rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë.

Përfaqësuesi i FIFA-s, Marko Ferri krahas mirënjohjes për mikpritjen, tha se FIFA ka investuar 13 milionë euro në Kosovë që nga anëtarësimi i FFK-së, përfshirë 1.5 milionë dollarë për implementimin e sistemit VAR dhe 800 mijë dollarë për nderimin e stadiumit në Hajvali.

Ndërkohë, përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari zbuloi se klubet që nuk marrin pjesë në garat evropiane do të kenë mundësinë të përfitojnë shumë të rëndësishme nga skena e solidaritetit në vitet në vazhdim. Shtoi se mbështetja e UEFA-s ndaj FFK-së nuk do të mungoj asnjëherë.

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions