Sport Ndërkombëtar

Manzambi largohet nga kampi i Zvicrës

Manzambi largohet nga kampi i Zvicrës

Mesfushori Johan Manzambi është larguar nga kampi i Zvicrës dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Gazeta Sport

Mesfushori Johan Manzambi është larguar nga kampi i Zvicrës dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ai ka pasur dhembje në pulpë këtë javë dhe ka vendosur të kthehet te klubi i tij, Aston Villa.

Lajmin për mungesën e 21-vjeçarit e ka konfirmuar të enjten Federata e Futbollit e Zvicrës.

Zvicra luan të premten me Slloveninë në udhëtim, e më pas e pret Skocinë të hënën. Barazimi me Slloveninë do ta kthente Zvicrën në Ligën A për edicionin e vitit 2028.

Manzambi me Aston Villan pas ndeshjeve të përfaqësueseve, do t’i ketë gjashtë ndeshje në 18 ditë.

Luan edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasarayt dhe Paris Saint-Germainit.

Manzambi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Belgjika fiton me përmbysje ndaj Turqisë

Sport Ndërkombëtar

Bayerni interesohet për Grudën

Sport Ndërkombëtar

Sepp Blatter sulmon Gianni Infantinon

Sport Ndërkombëtar

Materazzi e kujton goditjen e Zidanet: Vdekja e Jesús de Miguel më bëri ta falënderoj Zotin