Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

Prishtina e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina e mposhti kampionen e Kosovës, Dritën, me rezultat 2:1 të mërkurën në fushën me bari artificial në Gjilan. Ky takim ishte shtyrë për shkak të angazhimit të kampiones së Kosovës në garat evropiane. Prishtina kaloi herët në

Besnik Batusha

Prishtina e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina e mposhti kampionen e Kosovës, Dritën, me rezultat 2:1 të mërkurën në fushën me bari artificial në Gjilan.

Ky takim ishte shtyrë për shkak të angazhimit të kampiones së Kosovës në garat evropiane. 

Prishtina kaloi herët në epërsi.

Golin e shënoi ish-futbollisti i Dritës, Blend Baftiu.

Drita reagoi shpejtë duke shënuar golin e barazimit në minutën e 19-të.

Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi Blerim Krasniqi.

Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Prishtina në pjesën e dytë e shënoi edhe golin e dytë, që doli të ishte i fitores.

Për 2:1 realizoi Ardian Hasani. Goli i Hasanit me kokë u pranua pas rishikimit me VAR.

Skuadrat luajtën edhe më 25 tetor në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku skuadra gjilanase triumfoi me rezultat të thellë, 3:0.

Me fitore, Prishtina është bërë lidere me 29 pikë, dy më shumë se Malisheva e vendit të dytë.

Drita mbetet në vendin e tretë me 23 pikë.

DritaPrishtina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Zbulohet paga mujore e William Baetenit te Drita