Sport Vendor

Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro

Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se ndërtimi i Stadiumit Nacional të Kosovës është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një fond fillestar prej 4 milionë eurosh. Sipas Bislimit, ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet pasuese dhe vlera totale e investimit pritet të tejkalojë 20

Besnik Batusha

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se ndërtimi i Stadiumit Nacional të Kosovës është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një fond fillestar prej 4 milionë eurosh.

Sipas Bislimit, ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet pasuese dhe vlera totale e investimit pritet të tejkalojë 20 milionë euro.

Ai theksoi se ndërtimi i Stadiumit Nacional konsiderohet një domosdoshmëri për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar lokacioni ku do të ndërtohet stadiumi, ndërsa autoritetet kompetente pritet të dalin me vendim në fazat e ardhshme të projektit.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

MSR-ja premton investim prej mbi 12 milionë euro për stadiumin në Prizren

Sport Vendor

Kosova vazhdon përgatitjet, fokusi te taktikat e lojës

Sport Vendor

Lutfi Dalipi e ka zgjedhur Kosovën, ai do të jetë në "Fadil Vokrri" të shtunën

Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës