Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sulmohet futbollisti malazez në Beograd
    Ballina-1

    Sulmohet futbollisti malazez në Beograd

    24/10/2023 15:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi i Malit të Zi, Adam Marushiq ka përjetuar momente shumë të vështira në Beograd. Ai ndodhej në Serbi me përfaqësuesen malazeze ku luajti një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, por është sulmuar nga persona të armatosur.

    Bashkë me mbrojtësin e Lacios ishin edhe anëtarë të familjes si edhe menaxheri i tij Uros Jankoviç. Marushiq kishte vendosur që të festonte ditëlindjen e tij të 31 me nënën, gruan, motrën dhe menaxherin në një restorant në Beograd, por jashtë atë e prisnin disa keqbërës të armatosur.

    Lojtarit iu drejtua pistoleta në kokë, ndërsa sulmet më të mëdha i pësoi menaxheri i tij. Keqbërësit i thyen mollëzën dhe këmbën e majtë. Edhe e ëma e futbollistit u dëmtua.

    Sipas hetimeve të nisura nga policia serbe, mendohet se në sulm janë përfshirë dy djemtë e drejtorit sportive të Cërvena Zvezdës, Zvezdan Terziç, i cili kishte pasur disa konflikte me Jankoviç. Sipas menaxherit të tij, lojtari i bardhe kaltërve është një hero, pasi pa ndihmën e tij, jeta do t’i rrezikohej.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.