Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Surpriza me kalendarin, Anglia në fushë edhe në vigjiljen e Krishtlindjes për herë të parë në 28 vite
    Ballina-1

    Surpriza me kalendarin, Anglia në fushë edhe në vigjiljen e Krishtlindjes për herë të parë në 28 vite

    27/10/2023 12:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Krishtlindja do të jetë e vetmja ditë pushimi për tifozët anglezë. Premier Liga ka shpallur kalendarin e ndeshjeve për muajt dhjetor dhe janar, duke zyrtarizuar zgjedhjen për të dalë në fushë në prag të Krishtlindjes.

    Në fakt, më 24 dhjetor, Wolvesi dhe Chelsea do të përballen në stadiumin “Molineux” dhe kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1995 që kalendari përfshin edhe vigjiljen e 25 dhjetorit. Ajo mes “ujqërve” dhe bluve të Londrës do të jetë e vetmja ndeshje që do të luhet më 24 dhjetor dhe do të mbyllë javën e 18-të të kampionatit.

    Ndeshjet e “Boxing Day” do të luhen si zakonisht më 26 dhjetor: janë planifikuar pesë ndeshje, duke përfshirë Newcastle – Notingem Forest, Burnley – Liverpool dhe Manchester United – Aston Villa.

    Megjithatë, Mançester Siti do të zbresë në fushë në datën 27 dhjetor kundër Evertonit. Premier Liga do të jetë gjithashtu në fushë midis 31 dhjetorit dhe 1 janarit: FulhamArsenal dhe Totenhem-Bornmëth do të mbyllin vitin 2023, ndërsa Liverpul-Newcastle do të hapin 2024-ën.

    Do të luhen disa ndeshje të mëdha midis dhjetorit dhe janarit. Bien në sy dy ndeshje vendimtare të Liverpulit, kundër rivalëve të Mançester United dhe Arsenalit, ndërsa Tottenhem (lideri aktual i kampionatit) do të duhet të përballet me Newcastle dhe Brighton përpara “djajve të kuq”. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.