Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tahir Batatina në procedurë disiplinore për shkak të akuzave ndaj gjyqtarit
    Ballina-1

    Tahir Batatina në procedurë disiplinore për shkak të akuzave ndaj gjyqtarit

    15/11/2022 16:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

    Batatina në prononcim për media kishte akuzuar gjyqtarin kryesor Visar Kastratin dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes kundër Gjilanit (0:1), në takimin e vlefshëm për javën e 17-të kampionale.

    “Inicim disiplinor ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes  Llapi – Gjilani, akuzoi gjyqtarin  kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv”, thuhet në njoftimin e lëshuar në webfaqen e FFK-së.

     “Ata që e kanë deleguar Visar Kastratin le të përgjigjen. Nuk është në rregull të anulohen tri penallti për vendësin. Na vjen keq për Gjilanin, por nuk mund ta mbajmë ne në këtë formë. Tri penallti nuk janë akorduar për Llapin dhe gjithçka ka shkuar në dëmin tonë. Këtë fitore ta marrë Visar Kastrati e jo Gjilani. Humbja është pjesë e futbollit, por jo t’ua humbësh në këtë formë djersën lojtarëve. Nëse nuk kanë qenë penallti, do ta lë krejt futbollin. Sot Kastrati ka qenë me direktiva”, kishte thënë Batatina për Art Sport.

    “E dinë shumë mirë që Visari nuk është dashur të delegohet për këtë ndeshje, ne do të vazhdojmë tutje, por me këtë arbitrim, nuk ecet tutje. Penalltia është penallti. Humbja është pjesë e lojës, por penalltitë të mos akordohen, nuk e di se çfarë duhet të ndryshoj ndonjë trajner. Ai ka ardhur me qëllime të caktuara. Urime Visarit për tre pikët. Nuk e di cili është problemi i tij me Llapin, pasi sikur të akordoheshin penalltitë do të ishte gjithçka në favorin tonë. Na ka dëmtuar rëndë Visari”, kishte shtuar ai.

    TË LIDHURA

    Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

    04/11/2026 17:07

    Zbulohet paga mujore e William Baetenit te Drita

    04/11/2026 17:06

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.