Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Takohen krerët e katër Federatave më masive në vend, flasin për të ardhmen e sportit të Kosovës
    Ballina-1

    Takohen krerët e katër Federatave më masive në vend, flasin për të ardhmen e sportit të Kosovës

    24/01/2024 18:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Krerët e federatave më masive në vend, futbollit, basketbollit, hendbollit e volejbollit janë takuar sot në një drekë punë ku kanë biseduar për sportin dhe të ardhmen e tij në vendin tonë.

    Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar me theks të veçantë për grupin e tifozëve Dardanët nga të cilët pritet një mbështetje edhe më e madhe për Kosovën në ndeshjet ndërkombëtare.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Drekë pune e katër federatave më masive dhe më të suksesshme në  vendin tonë në sportet kolektive.

    Bashkë me presidentin e Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, presidentin e Federatës së Hendbollit, Eugen Saraqini dhe presidentin e Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci diskutuam me tone pozitive dhe shkëmbyem ide e mendime për projektet dhe proceset sportive të federatave që i udhëheqim.

    Përveç tjerave pjesë e posaçme e diskutimit ishin edhe grupet e tifozëve të klubeve, e me theks të veçantë organizata e tifozëve të Kombëtares, Dardanët.

    E vlerësuam të nevojshme që të kontaktohen këto grupe të tifozëve dhe të shpalosen projekte për organizimin e tyre sa më të mirë. Në të gjitha temat që diskutuam arritëm pajtueshmëri të plotë.

    Me këtë rast u vendos që katër federatat më masive të jenë bashkë në proceset sportive, gjithmonë në të mirë të sportit. Takimi i radhës u vendos të mbahet në muajin shkurt. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.