Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Këtë fundjavë mbyllet kampionati, vetëm barazhi ka mbetur për t’u sqaruar
    Ballina-1

    Këtë fundjavë mbyllet kampionati, vetëm barazhi ka mbetur për t’u sqaruar

    23/05/2024 10:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Këtë vikend zhvillohet xhiroja e fundit në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e cila tashmë është e sqaruar pothuaj 100 përqind.

     Ballkani është kampion i Kosovës, ndërsa Evropën e kanë siguruar edhe Llapi, Drita e Malisheva.

    Nga Liga do të bien Liria e Fushë Kosova.

    E vetmja dilemë që ka mbetur është barazhi. Dy skuadra që po luftojnë për këtë pozitë janë Feronikeli ’74 dhe Gjilani.

    Feronikeli është në pozitën e 8-të pozitë kjo që dërgon në ndeshjen e barazhit ku luftohet për mbijetesë ndërsa Gjilani është një pozitë më lartë me vetëm një pikë më shumë dhe rrezikon shumë.

    Gjilani duhet medoemos të fitojë ndeshjen e fundit ku ndeshet me Dukagjinin në Klinë çdo rezultat tjetër e rrezikon shumë. Në anën tjetër Feronikeli ’74 do të ndeshet me Fushë Kosovën dhe duke shpresuar në një dështim të Gjilanin po e kërkon mbijetesën në elitën e futbollit.

    Në ndeshjet tjera përballën:

    Drita – Malisheva

    Ballkani – Prishtina

    Liria – Llapi

    Të gjitha ndeshjet luhen të dielën nga ora 15:00. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.