Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Te Lille presin ndihmën e Zhegrovës për ta kaluar Fenerbahçen e Mourinhos
    Ballina-1

    Te Lille presin ndihmën e Zhegrovës për ta kaluar Fenerbahçen e Mourinhos

    12/08/2024 22:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nën drejtimin e Paulo Fonsecas, Edon Zhegrova ishte prej më të mirëve në edicionin e kaluar te skuadra franceze, Lille. Luajti 47 ndeshje në të gjitha garat. Megjithatë, ai e filloi sezonin në stol, ashtu siç ishte edhe në ndeshjen e parë në “Stade du Hainaut”, kundër Fenerbahçes javën e kaluar.

    Por, sulmuesi i Kosovës 20 minuta pasi hyri në fushë, tregoi atë që di më së miri. Ai shënoi supergol në minutën e 91-të për t’ia siguruar fitoren ekipit francez 2:1 ndaj ekipit të drejtuar nga portugezi Jose Moruinho. Te Lille presin shkëlqimin e Zhegrovës për ta kaluar në plejofin e Ligës së Kampionëve.

    “Edon Zhegrova ka cilësi të rëndësishme dhe ju e dini, e keni parë tashmë me fanellën e Lille. Ashtu si lojtarët e tjerë që hynë në ndeshjen e parë, ai ishte me ndikim. Na bëri të festojmë në fund të ndeshjes. Kjo është gjë pozitive. Ju e njihni botën e futbollit dhe konkurrencën. Puna e trajnerit nënkupton edhe zgjedhjen e disa lojtarëve në ndeshje të caktuara. Është vetëm fillimi dhe pritja si e lojtarëve, ashtu edhe e stafit është për të ndihmuar skuadrën në çdo ndeshje”, ka thënë Dimitri Farbos, ndihmëstrajner i Bruno Genesios, të hënën në konferencë para ndeshjes kthyese kundër Fenerbahçes. 

    Ndeshja Fenerbahçe – Lille luhet të martën në Stamboll nga ora 19:00.

    Për Zhegrovën fjalë të mëdha ka thënë edhe futbollisti i Belgjikës, Thomas Meunier. Ai iu bashkua këtë verë ekipit francez nga Trabzonspori turk. Meunier ka luajtur më herët edhe për Borussia Dortmundin, Paris Saint-Germainin dhe Club Bruggen.

    “Unë e kisha parë Zhegrovën në disa ndeshje sezonin e kaluar. Dhe, individualisht është i jashtëzakonshëm. Ai është një driblues i pastër, paska një version modern i Robenit. Ndonjëherë është pak i pangopur me topin, i pëlqen dhe është loja e tij. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Hyrja e tij në fushë ishte vendimtare. Çdo top që prekte, mbrojtësit nuk e dinin ku do të shkojë”, ka thënë belgu.

    Ai shpreson që Zhegrova të vazhdojë të paraqitet në nivele të larta.

    “Nëse ai mund të shfrytëzojë aftësitë e tij dhe të punojë më shpesh për ekipin, ai do të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk dyshoj sepse cilësitë i ka, ai është lojtar i uritur, i cili ende duhet të tregojë se mund të përshtatet në çdo ekip dhe të ndihmojë bashkëlojtarët e tij”, ka theksuar 32-vjeçari. Ai ka krijuar lidhje të fortë me lojtarin e Kosovës.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.