Borci i Banjallukës dhe Egnatia u përballën të mërkurën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Dhe tifozët e skuadrës vendëse janë dëgjuar duke bërë thirrje në kor “Kosova Serbia”.
Thirrjet anti-Kosovë nisën në minutën e 66-të të ndeshjes të zhvilluar në Banjallukë, kryeqendrën e Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë.
Më pas stafi i kampiones së Shqipërisë vendosi ta tërhiqte skuadrën nga fusha. Pas diskutimeve mes gjyqtarit dhe kapitenëve të të dyja skuadrave ndeshja rinisi pas dhjetë minutash, ndërsa tribunat nuk u zbrazën.
Ka pasur edhe thirrje tjera kundër Kosovës, ndërsa në tribuna ka qenë edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Egnatia humbi 1:0 me gol të minutës së gjashtë të kohës shtesë.
Nga minuta e 58-të, ekipi shqiptar luajti pa Arbin Zejnullain që u përjashtua direkt me të kuq.
Serbët e Bosnjë-Hercegovinës vazhdimisht shprehin qëndrime anti-Kosovë dhe qëndrim anti-shqiptare.