Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët e Chelsea planifikojnë të nderojnë ish-lojtarin e tyre Eden Hazard
    Ballina-1

    Tifozët e Chelsea planifikojnë të nderojnë ish-lojtarin e tyre Eden Hazard

    20/10/2023 22:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët e Chelseat po planifikojnë të nderojnë karrierën e Eden Hazard me një banderolë përpara ndeshjes kundër Arsenalit këtë fundjavë. 32-vjeçari mbeti pa klub këtë sezon pasi Real Madridi i ndërpreu kontratën një vit përpara se ajo të skadonte.

    Pavarësisht se raportohet se ka marrë deri në gjashtë oferta nga klube të ndryshme që nga largimi nga “Santiago Bernabeu”, Hazard vendosi të varë këpucët në gozhdë dhe të shijojë frytet e punës së tij të palodhur ndër vite.

    Për nder të legjendës së “Bluve të Londrës”, një banderolë do të shfaqet në tribunën e famshme “Matthew Harding Lower” përpara fillimit të ndeshjes kundër Arsenalit.

    Thuhet se baneri do të vendoset pesë minuta më herët se zakonisht për të lënë kohë për një minutë heshtje në kujtim të viktimave të ngjarjeve të fundit në Izrael dhe Gaza.

    Tifozëve në “Stamford Bridge” nuk iu dha kurrë shansi për t’i thënë vërtet lamtumirë Hazardit përpara se të largohej për në Real Madrid në vitin 2019, kështu që banderola do të jetë një shenjë respekti për një ikonë të klubit.

    Madje disa tifozë kanë sugjeruar një duartrokitje në minutën e dhjetë për të treguar më tej vlerësimin e tyre për të.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.