Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozi trim hungarez mbajti flamurin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë, sigurimi mezi e ndali (VIDEO)
    Ballina-1

    Tifozi trim hungarez mbajti flamurin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë, sigurimi mezi e ndali (VIDEO)

    17/10/2023 21:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lojtarët e Serbisë janë duke e zhvilluar sonte ndeshjen kryesore të kualifikimeve me Malin e Zi, ndeshja e parafundit e eliminatoreve për Kampionatin Evropian në Gjermani.

    Tri ditë më parë, Serbia u mposht në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2:1, shkruan Ballkani.info.

    E si gjithnjë deri më tash, tifozët serbë tentuan të brohoritnin slogane anti-Kosovë, mirëpo ishin hungarezët që nuk lejuan të dëgjohej zëri i tyre.

    Këtë e tregon rasti i një tifozi i cili erdhi me veshje hungareze dhe shtriu një shall me mbishkrimin “Kosova” dhe flamurin e shtetit që serbëve dhe Serbisë iu ‘dhemb koka’ saherë e shohin.

    Në transmetimin televiziv nuk është parë fansi hungarez me flamur të Kosovës.

    Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejoj provokime, kanë reaguar me shpejtësi, duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës. Kjo sjellje e sigurimit ngjalli reagime te trifozët tjerët, të cilët reaguan ashpër ndaj tyre.

    Fatmirësisht situata u qetësua relativisht shpejt dhe nuk pati asnjë konflikt të madh. Golat për Hungarinë në fitoren ndaj Serbisë i shënuan Varga dhe Salaj në minutën e 20-të dhe 34-të, ndërsa shënuesi i vetëm për Serbinë ishte Pavloviq në minutën e 33-të. /Ballkani.info/

    @ballkani.info Tifozi trim hungarez mbajti flamurin e Kosovës 🇽🇰 para tifozëve serbë në ndeshjen Hungari-Serbi. Sigurimi mezi e ndali #kosova #kosova #hungary #hooligans #budapest #albania #shqiperia #viralvideo #football #prishtina #tirana ♬ original sound – Ballkani.info
    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.