Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tjetër sukses i FFK-së, pranohet në Konventën e UEFA-s për Licencën Fitness B për trajnerë
    Ballina-1

    Tjetër sukses i FFK-së, pranohet në Konventën e UEFA-s për Licencën Fitness B për trajnerë

    04/03/2026 14:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar nga UEFA për pranim në Konventën e Trajnerëve në nivelin shtesë të diplomës Fitness B, pas përfundimit me sukses të kursit të parë për UEFA Fitness nga Departamenti i Edukimit në FFK.

    Në shkresën e UEFA-s, e nënshkruar nga Shefi i Zhvillimit të Trajnerëve në UEFA, Kris Van Der Haegen, konfirmohet se raporti pozitiv i vlerësimit për kursin inaugurues për Fitness është shqyrtuar dhe miratuar nga paneli përkatës i UEFA-s, duke i hapur rrugë FFK-së për anëtarësim në këtë nivel të ri të Konventës.

    Me këtë vendim, FFK tashmë ka të drejtë të organizojë dhe të lëshojë diploma dhe licenca UEFA Fitness B për kandidatët që përmbushin kriteret dhe përfundojnë me sukses programin përkatës, në përputhje me standardet dhe rregulloret e UEFA-s.

    Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në avancimin e sistemit të edukimit të trajnerëve në Kosovë dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e përgatitjes fizike.

    Departamenti i Edukimit në FFK do të vazhdojë të ofrojë programe cilësore dhe të harmonizuara plotësisht me standardet evropiane, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në vend.

    Pranimi në nivelin Fitness B dëshmon punën serioze dhe të qëndrueshme të FFK-së në ndërtimin e një strukture moderne të edukimit të trajnerëve.

    TË LIDHURA

    Kupa e Kosovës: Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale

    04/03/2026 16:00

    Melos Bajrami, i riu nga Kosova, që po e shtynë Vllazninë e Shkodrës drejt titullit

    04/03/2026 14:51

    Tjetër sukses i FFK-së, pranohet në Konventën e UEFA-s për Licencën Fitness B për trajnerë

    04/03/2026 14:23

    Rikthehet Kupa e Kosovës, sot na presin tri sfida interesante çerekfinale

    04/03/2026 12:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.