Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Izraelit beson në fitore ndaj Kosovës në Prishtinë
    Ballina-1

    Trajneri i Izraelit beson në fitore ndaj Kosovës në Prishtinë

    02/11/2023 17:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edhe pse do të grumbullohen vetëm 48 orë para ndeshjes me Kosovën dhe do ta kenë në dispozicion vetëm një seancë stërvitore, te Përfaqësuesja e Izraelit janë të bindur në fitore ndaj “Dardanëve” në Prishtinë. Selektori i Izraelit, Alon Hazan, thotë se fokusi i tij i vetëm është te ndeshja me Kosovën, përpara se të mendojë për tri përballjet e tjera që do t’i ketë Izraeli gjatë këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë dhe i takon Grupit I kualifikues. Në fakt, Izraeli më 10 nëntor do të grumbullohet në Prishtinë, ndërsa më 11 nëntor do ta mbajë stërvitjen e vetme përpara se të përballet me Kosovën. Hazan në një intervistë për mediumin izraelit “One” ka thënë se përgatitja e ekipit nuk do të jetë e lehtë për këtë ndeshje, por ka shtuar se synimi i tij dhe i lojtarëve është të marrin pikët e plota në Prishtinë.

    “Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja për t’i gëzuar njerëzit në vendin tonë me një fitore dhe do ta bëjmë të pamundurën të marrim pikët e plota. Synimi kryesor është fitorja dhe tashmë kemi filluar të marrim masat për një gjë të tillë”, është shprehur Hazan. “Unë do t’i kem të gjithë lojtarët të premten mbrëma kur të shkojmë në Kosovë dhe të shtunën kemi vetëm një seancë stërvitore para ndeshjes. Mirëpo ne tashmë po kalojmë kohë së bashku dhe jemi të fokusuar për këtë ndeshje, pasi i kemi dërguar videomesazhe, në mënyrë që lojtarët të jenë plotësisht gati për duelin e së dielës”.

    Hazan ka insistuar se vetëm pas fitores për Kosovën, Izraeli mund t’i bëjë llogarit për kualifikim eventual në Evropianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani. Dueli Kosovë – Izrael është dashur të zhvillohej më 15 tetor, por është shtyrë për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. Data 12 nëntor nuk është termin i rezervuar për ndeshje të përfaqësueseve, por këtë vendim e mori FIFA muajin e shkuar që u konfirmua edhe nga UEFA. Pas Kosovës, Izraeli përballet me Zvicrën (15 nëntor), Rumaninë (18 nëntor) dhe Andorrën (21 nëntor). Ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Rumanisë, në të cilat është vendas, Izraeli i ka caktuar t’i luajë në Hungari.

    “Në këtë rrugëtim do të marrë 28 lojtarë me vete dhe do të veprojmë sipas nevojave që do t’i kemi. Ne kemi mundësi të bëjmë rotacion me një skuadër kaq të gjerë, sepse kemi shumë ndeshje, por unë e shikoj vetëm Kosovën. Kjo është detyra e vetme që e kam dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u kthyer me fitore. Vetëm pas këtij takimi, do t’i bëjmë llogaritë tona për ndeshjet e tjera”.

    Pavarësisht synimeve për fitore në Prishtinë, Hazan pranon se Kosova mbetet një kundërshtar shumë i fortë. Sipas tij, Kosova këtë e dëshmoi në ndeshjen e parë, në të cilën barazuan 1:1 në Tel-Aviv në muajin mars.

    “Kosova është një ekip i madh, dhe e kam thënë edhe pas barazimit 1:1. Unë mendoj se ata janë vërtet një ekip i madh. Kosova nuk i filloi mirë kualifikimet dhe nuk përparoi mirë, por ka një skuadër që ishte plotësisht e denjë në këtë fazë për të qenë një kandidat kryesor për vendin e dytë me ne dhe Rumaninë”, tha Hazan. “Por, ne kemi synimin tonë dhe e dimë se do të jetë shumë vështirë, por ne kemi kaluar tashmë pengesa të vështira dhe synimi ynë është të fitojmë për të shkuar sa më larg”.

    Hazan insiston se fitorja në Prishtinë do t’i motivonte edhe më shumë futbollistët e tij për tri ndeshjet e tjera të këtij muaji. Sipas tij, të gjithë te Izraeli e duan kualifikimin në “Euro 2024”, pasi ky ishte edhe synimi prej fillimit të këtij cikli eliminator.

    “Dëshiroj ta kaloj Kosovën dhe të marrin tri pikë, dhe pastaj t’i sjell të gjithë lojtarët në gjendje optimale për duelin me Zvicrën. Fitorja ndaj Kosovës do të na motivonte për të marrë pikë edhe ndaj Zvicrës dhe kundërshtarëve të tjerë që do të përballemi”, shtoi Hazan. “Ne duam kualifikimin në Evropian për t’i bërë të lumtur njerëzit tanë në këtë kohë të vështirë. Duam t’i bëjmë ata me buzëqeshje”.

    Aktualisht, Izraeli është i treti në grup me 11 pikë të mbledhura pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara. Ka katër pikë më shumë se Kosova që ka një ndeshje më shumë të luajtur, që renditet e katërta. Rumania i prin grupit me 16 pikë dhe ka tetë ndeshje të luajtura, një më shumë se Zvicra që zë vendin e dytë dhe ka një pikë më pak. Dy vendet e fundit në grup i mbajnë Bjellorusia me 6 dhe Andorra me 2 pikë, përfaqësuese këto që i kanë luajtur nga tetë ndeshje deri më tani.

    TË LIDHURA

    Dyshja kosovare në Rusi – Shabanhaxhaj dhe Hoxha i japin Rubin Kazanit startin perfekt

    20/07/2025 22:19

    Ardhja më e re te Kosova shënon gol në Rusi, Veldin Hoxha e nis mirë sezonin e ri

    20/07/2025 20:59

    Interi kthehet fuqishëm në garë për Granit Xhakën

    20/07/2025 20:34

    Rrahmani flet për De Bruynen dhe ndihmën për Beukeman

    20/07/2025 19:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.