Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tre ndryshime në formacionin e Shqipërisë, ja çfarë parashikon faqja zyrtare e UEFA-s
    Ballina-1

    Tre ndryshime në formacionin e Shqipërisë, ja çfarë parashikon faqja zyrtare e UEFA-s

    18/06/2024 16:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria është në përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së dytë në Grupin B, ajo që do të luhet në Volksparakstadion, të Hamburugut, ditën e mërkurë.

    Sylvinho e ka të gjithë grupin në dispozicion për këtë sfidë, me kuq e zinj-të, që kryen stërvitjen e plotë në grup, të hënën.

    Faqja zyrtare e Uefa-s, ka publikuar edhe formacionet e mundshme për këtë sfidë, ku bie në sy se tek formacioni i kombëtares tonë ka 3 ndryshime, krahasuar me sfidën e Dortmundit, atë përballë Italisë.

    Kështu, Balliu, Ismajli dhe Arbër Hoxha, sipas faqes zyrtare të Uefa-s pritet ta nisin nga minuta e parë takimin, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon.

    Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.