Ballina-1

Trepça kthen epërsinë në serinë gjysmëfinale

Trepça kthen epërsinë në serinë gjysmëfinale

Trepça ka bërë hap të madh drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça të shtunën mbrëma e mposhti Sigal Prishtinën me rezultatin 67:61. “Xehetarët”, tashmë e kanë kthyer epërsinë në serinë gjysmëfinale. Pas tri ndeshjeve gjysmëfinale, rezultati është 2:1 në të mirë të Trepçës. Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në

Besnik Batusha

Trepça ka bërë hap të madh drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça të shtunën mbrëma e mposhti Sigal Prishtinën me rezultatin 67:61.

“Xehetarët”, tashmë e kanë kthyer epërsinë në serinë gjysmëfinale. 

Pas tri ndeshjeve gjysmëfinale, rezultati është 2:1 në të mirë të Trepçës. 

Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale.

Të shtunën e kaluar në “Minatori”, Trepça mposhti bindshëm Prishtinën, 80:65. Të mërkurën në Prishtinë, skuadra e kaltër fitoi 90:83, pas vazhdimit prej pesë minutave.

Përkrahja ishte e madhe për Trepçën. Salla “Minatori” ishte e stërmbushur me shikues. Atmosfera ishte shumë e zjarrtë. 

Ishte ndeshje e barabartë por që në fund triumfoi Trepça. 

Michael Charles Myres Jr ishte më i dalluari në fitoren e Trepçës me 15 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime. 

Lojë të mirë te Prishtina pati Donte Clark i cili realizoi 18 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

PrishtinaTrepça

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions