Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    U dëmtua rëndë në përballjen ndaj Uruguajit, Neymar hyn sot në operim
    Ballina-1

    U dëmtua rëndë në përballjen ndaj Uruguajit, Neymar hyn sot në operim

    01/11/2023 15:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Plot 15 ditë, pasi pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë, “i magjishmi” i Kombëtares braziliane, Neymar, do t’i nënshtrohet një operacioni këtë të mërkurë, në spitalin “MaterDei”, në Belo Horizonte, në Brazil.

    Klubi i tij, Al-Hilal, rekomandoi që ndërhyrja të bëhej në Paris, por “fantazisti” i “Seleçao”-s zgjodhi ta bënte operacionin në vendin e tij, nga mjeku i Kombëtares braziliane dhe Atletico Mineiros, Rodrigo Lasmar.

    Në vitin 2018, ky mjek ka riparuar metatarsalin e këmbës së djathtë të Neymarit dhe marsin e kaluar mori pjesë në operacionin në kyçin e këmbës së djathtë, të dëmtuar rëndë gjatë Kupës së Botës, kundër Serbisë, ndeshje kjo e fituar nga amerikano-latinët me rezultatin e pastër 2 me 0.

    TË LIDHURA

    Sulmuesi i Kosovës do ta vazhdojë karrierën në Turqi

    19/07/2025 17:22

    Ten Hag nuk shqetësohet nga humbja 5:1 nga Flamengo U20

    19/07/2025 16:39

    Ballkani nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen evropiane

    19/07/2025 16:36

    Arsenali largohet nga gara, gjiganti anglez destinacioni i mundshëm për Rodrygon

    19/07/2025 14:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.