Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    U raportua se UEFA ka marrëveshje me arabët për garat evropiane – reagon shtëpia e futbollit në kontinentin e vjetër
    Ballina-1

    U raportua se UEFA ka marrëveshje me arabët për garat evropiane – reagon shtëpia e futbollit në kontinentin e vjetër

    06/12/2023 19:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA mohoi kategorikisht raportimin e OK Diario, e cila dje shkroi për një marrëveshje të mundshme mes shtëpisë së futbollit evropian dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Mediumi spanjoll ka shkruar për një marrëveshje prej 2.2 miliardë eurosh, sa do të fitonte UEFA duke shitur disa të drejta në garat e saj.

    UEFA e mohon fuqishëm këtë dhe pretendon se tabloidet spanjolle po përhapin gënjeshtra për organizatën dhe se kjo praktikë është bërë më e shpeshtë me afrimin e ditës së vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen e Superligës Evropiane. Kujtojmë se spanjollët shkruan dje:

    “UEFA e di se më 21 dhjetor mund të humbasë gjyqin në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian lidhur me Superligën dhe ka rënë dakord me Abu Dhabin për të sponsorizuar Ligën e Kampionëve”.

    “Ata duan për ta bërë atë më tërheqës për klubet dhe për të shmangur dezertimin në Superligë”, deklaroi gazetari Eduardo Inda në El Chiringuito de Jugones.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.